Artan Hoxha: Përgjimet e politikanit shqiptar që do pastronte lekët me minierë ari, pse u zhdukën ?

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka rikthyer edhe një herë në vëmendje një skandal të publikuar prej tij dy vite më parë, por që shpejt u kalua në heshtje dhe kurrë nuk dolën në pah detaje implikuese.

Bëhet fjalë për biznesmenin Kastriot Ismailaj i cili planifikonte të blinte minierë ari në Afrikën e Jugut së bashku me biznesmenen amerikane Rebeka Gaskin Gein, investim prej 220 milion dollarësh që sipas gazetarit Hoxha, ishte skemë për pastrimin e parave të një politikani shqiptar.

Kliko per me shume info

Hoxha thotë se prej asaj kohe u kryen përgjime mes biznesmenit dhe politikanit, por këto përgjime u zhdukën me ardhjen e Adriatik Llallës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Gazetari shton se “ Pas dy javësh qëndrim në Afrikën e Jugut, do ketë të reja…”.

Ja çfarë shkruan Artan Hoxha:

A e mbani mend historine qe publikova dy vite me pare se nje biznesmen(Kastriot Ismailaj) tashme gjendet prej dy vitesh i arrestuar dhe denuar ne burg, bashke me biznesmenen amerikane Rebeka Gaskin Gein, do blinin nje miniere ari ne Afriken e Jugut ku do te benin nje investim 220 milione dollar per te pastruar parate e perfituara nga korrupsioni te nje politikani shume te rendesishem shqiptare….

Fillimisht pati nje investigim nga media zvicerane, me pas prokuroria shqiptare pergjoi me vendim gjykate disa biseda te biznesmenit me politikanin, ku ky i fundit i kerkonte te shkonte ne Zvicer dhe ta zgjidhte kete pune me median e vendit helvet….

dhe me qe jemi te pergjimet, pse u zhduken dhe u asgjesuan me vendim gjykate bisedat e pergjuara per kete afere qindra milione dollareshe?!!! Pse prokuroria me ardhjen e Adriatik Llalles ne krye i pushoi hetimet dhe i asgjesoi bisedat e pergjuara?!!! …

Thjeshte u kujtova meqe jam ne Afriken e Jugut dhe Llalla tashme mund te flas lirisht pasi i skadon mandati i kryeprokurorit pas pak ditesh…

Pas dy javesh qendrimi ne vendin e minierave te arit dhe diamantit, do kete te reja, por se pari duhet te nis nga puna SPAK, prokuroria speciale, qe pergjimet te mos asgjesohen serish dhe hetimet te mos pushohen per mungese provash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here