Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, uji arrin 0.75 m, devijohet qarkullimi

Aktualitet

Në autostradën Tiranë -Durrës, përballë karburant Kastratit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra.

Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin.Ajo ka dërguar përforcime me patrulla shtesë .

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit.

Të telefonojnë në numrin 112 dhe shërbimet e policisë rrugore dhe ato të rendit do t'ju vijnë në ndihmë menjëherë.

ME TE LEXUARAT