Bllokohen 6.100 koli cigare kontrabandë në portin e Durrësit

Kliko per me shume info

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bërë me dije pasditen e së martës se pas një seri informacionesh të marra nga strukturat inteligjente të shërbimeve partnere ka bllokuar mbrëmjen e djeshme një sasi prej 6.100 koli cigaresh të ardhura në portin e Durrësit.

Sipas njoftimit, agjentët ushtruan kontroll të plotë fizik të mallit të ndodhur në 5 konteinerë, ku nga informacionet dhe dokumentacioni paraprak rezultonte se ishin të ngarkuar cigare.

Kliko per me shume info

Nga kontrolli ka rezultuar se në total, në të pestë konteinerët ndodheshin 6.100 koli, ose 3.050.000 paketa cigare, të papajisura me pullë fiskale.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Doganave, vlera e 6.100 kolive është rreth 610 mijë euro, ndërsa shuma e detyrimit doganor të llogaritur për këtë sasi cigaresh është në rreth 428 milionë lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.