Serbia në “shtetrrethim”, blindohen kufijtë para sfidës Partizani Beogradit-Skënderbeu

Para ndeshjes që do të zhvillohet sot në Beograd midis Partizanit dhe Skënderbeut, media serbe “Alo.rs” raporton se do të kryhen kontrolle të intensifikuara në pikat kufitare me Serbinë, por edhe në vende të tjera, me qëllim që të mos lejohet që dikush të provokojë me qëllim një incident që mund të çojë në ndërprerjen e lojës. Rëndësia më e madhe i është kushtuar importimit të sendeve, si droni, i cili shkaktoi incidentin dhe fundin e ndeshjes së Serbi-Shqipëri në vitin 2014.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit po ndërmerr masat e zgjeruara të sigurisë para takimit Partizani Beograd-Skënderbeu, e vlefshme për grupet e Europa League, shkruan “Alo.rs”

Kliko per me shume info

Ekipi dhe focat e angazhuara nga Ministria e Brendshme të Serbisë dhe ata të Sigurisë dhe Informacionit, në pikat kufitare do të vijojnë të kontrollojnë gjithnjë e më shumë të gjithë të dyshuarit që do të hyjnë në Beograd, e gjitha kjo për të siguruar në maksimum mbarëvajtjen, rendin dhe sigurinë e ndeshjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.