Bleona reagon ashpër: Turp është të bësh fëmijë me një partner që nuk e do, jo të ngrish vezët

Bleona Qereti ka reaguar pak minuta më parë me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale ku ka sqaruar procesin e ngrirjes së vezëve si dhe arsyen e këtij veprimi.Bleona shkruan se nuk është turp të ngrish vezët, por turp është të bësh fëmijë me një partner që nuk e do vetëm e vetëm që të ngelësh shtatzënë.

“Ky është sqarimi im i fundit për të gjithë injorantët, që nuk kuptojnë, bëjnë sikur nuk kuptojnë, ose më keq akoma nuk duan të kuptojnë. Procesi i ngrirjes së vezëve, është mënyra më efikase për të mos humbur mundësinë e pasjes së një fëmije për të gjitha vajzat që nuk kanë gjetur akoma partnerin ideal dhe që tik-taku i orës biologjike u troket çdo ditë… Fatmirësisht pati mes jush që më kuptuan, mua, qëllimin tim, mesazhin që doja të përcillja dhe më mirë sesa unë ua kthyen ata përgjigjen. Komentet e tyre, ma bënë ta kaloj më lehtë këtë moment. Nuk kam ndërmend t’u sqaroj arsyet dhe të gjithë procesin mjekësor, por përpara se të me gjykoni dhe shfaqni injornacen tuaj haptazi me frustrime prej kafshësh nëpër komente, mundohuni te mendoni dhe për ndjesitë e tjetrit që gjendet në anën tjetër të ekranit… nuk ka asgje me te rendesishme per mua sesa krijimi I nje femije!!!! Eshtë gjëja që dua më shumë, por kurrsesi nuk mund të bëj pakt me jetën time që të lind një fëmijë me një partner që nuk e dua. Turp nuk eshte te ngrish vezet- turp eshte te besh femije me nje njeri qe nuk e do vetem e vetem qe te ngelesh shtatezane!!! Në këtë pikë ndryshojmë ne: ju e bëni, unë JO.”, ka shkruar Bleona.

Kliko per me shume info

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.