“Kishte patentat e Tahirit”, biznesmeni i arrestuar në Elbasan, nip i komandantit të RENEA-s

Me 2 patenta të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe me 800 mijë euro në kroskotin e makinës një 25-vjeçar tentoi t’i ikë policisë në rrugën nacionale në afërsi të Balldrenit. I riu është Orest Lefter Sota, banor i Tiranës dhe mësohet se është nipi i komondantit të RENEA-s, Vasillaq Sota.

“Me Datë 02. 11. 2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S vjeç 25, banues në Tiranë, administrator i nje subjekti privat sh.p.k pasi më datë 01.11.2017, në rrugën nacionale, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Land Rover” dhe nga kontrolli në mjet ju gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh, i cili pretendonte se do t’i përdorte për likujdimin e faturave, por të pa shoqëruara me dokumentin e origjinës. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për Veprat Penale parashikuar nga nenet 291, 242 e 180 të Kodit Penal””, thuhet në njoftimin policor.

LEXO EDHE:  Falimentimi i Gulf dhe mashtrimi i qytetarëve, reagon për herë të parë qeveria
Kliko per me shume info

Por në komunikatën e Policisë nuk përmendet gjetja e patentave në emër të Saimir Tahirit. Kreu i PD-së Lulzim Basha ka denoncuar sot se O.S i janë gjetur në makinë 800 mijë euro dhe dy patenta për drejtim makine, me emër të Saimir Tahirit.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here