Gomonia me 1.6 ton drogë, publikohet FOTO e biznesmenit që financonte grupin

Aktualitet

Dy ditë pas operacionit të policisë greke, e cila ndoqi dhe kapi një gomone me 1.6 ton drogë të nisur nga Himara si dhe arrestoi në total rreth 11 persona, disa prej të cilëve shqiptarë është mësuar dhe personi që financonte grupin. Ai është biznesmeni grek i arrestuar dje S.K., 63 vjeç (personi në foto)

Mësohet se ai është pronar i një restoranti në Mykonos, ndërsa kishte hapur edhe një restorant në Kolnaki por e ka shitur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“BalkanWeb” mëson se ai donte të hapte një restorant të dytë në Kolnaki me vlerë 100 mijë euro, por është tërhequr pasi nuk plotësonte shumën e parave. 63-vjeçari investonte në blerjen e gomoneve. Gomonia e drogës e nisur nga Himara cila u kap nga policia bashkë me skafistët ishte blerë 300 mijë euro.

Dy nga skafistët janë nga Saranda dhe i treti është italian. Njëri nga skafistët është identifikuar si Arban Baxheri, 32-vjec dhe tjetri me emrin Ervis, të dy nga Saranda. Dy personat janë me precedentë penalë, ndërsa skafisti italian është 62 vjeç, i skeduar për trafik narkotikësh. Për rastin në fjalë është informuar edhe policia e Sarandës e cila ka kryer disa kontrolle banesash ditën e djeshme, por nuk ka gjetur lëndë narkotike apo të dyshuar.

Para 10 ditësh ka pasur një sherr mes këtij grupi kriminal në Korfuz i cili është kuptuar nga policia greke, por kur kanë shkuar në vendngjarje nuk i ka gjetur aty. I njëjti grup dyshohet se 1 vit me parë ka humbur një ngarkesë droge me vlere rreth 100.000 euro e cila është kapur nga policia.

Policia greke arriti të kapë gomonen me tre motorë dy ditë më parë, pas një operacioni 48 orësh ku u angazhuan në det të hapur forca të shumta policie, rojës bregdetare, FRONTEX me helikopter dhe mjete ujore. Gjatë ndjekjes ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes policisë dhe trafikantëve.

ME TE LEXUARAT