Bill Gates premton 100 milionë dollarë për të mundur Alzheimer-in

Kliko per me shume info

Bill Gates do të investojë 100 milionë dollarë në Fondin e Dementia Discovery për të gjetur trajtimin për sëmundjen shkatërruese të trurit.

Kliko per me shume info

Themeluesi miliarder i Microsoft, i cili është i njohur për bujarinë e tij, tha se është ‘i ngazëllyer për t’u bashkuar me luftën’ kundër Alzheimerit.

Gates ka investuar personalisht 50 milionë dollarë – jo përmes fondacionit Bill & Melinda Gates – të cilat ai thotë se do të pasohen nga një tjetër 50 milion dollarë në ndërmarrjet fillestare që po punojnë në hulumtimet mbi Alzheimer.

Gates thotë se ne kemi parë ‘inovacione shkencore’ të kthejnë vrasësit si HIV në ‘sëmundje kronike që mund të mbahen në kontroll me ilaçe’ dhe thotë se ai beson se ‘e njëjta – ose më mirë’ mund të bëhet edhe me Alzheimer.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here