Bie nga shkallet, humbet jeten 60-vjeçari me aftesi te kufizuara

Aktualitet

ELBASAN- Një 60-vjeçar me aftësi të kufizuara ka humbur jetën pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Shërbimet e policisë së këtij qyteti thonë se sapo janë njoftuar nga Urgjenca e Spitalit për një shtetas të dëmtuar, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. “Nga veprimet e para konstatuan se shtetasi A.M., 60 vjeç banues në Elbasan i cili ishte i paralizuar, në Lagjen “Luigj Gurakuqi” aksidentalisht ka rënë nga shkallët e katit të parë të pallatit dhe më pas ka ndërruar jetë”. Ndërkaq, shërbimet e policisë së Elbasanit po kryejnë veprimet hetimore dhe proceduriale.

ME TE LEXUARAT