Berisha zbulon vendin nga ku u nis gomonia me 2 ton drogë drejt Greqisë

Sali Berisha deklaroi se gomonia që u kap dje në Greqi me 2 ton drogë u kap në Greqi, por nuk u kap nga radarët shqiptarë.

Sipas një denoncuesi që shprehet se është ushtar i marinës, gomonia u nis nga Porto Palermo.

Kliko per me shume info

STATUSI I BERISHËS:

Oficeri dixhital informon: Radarët tanë nuk e “panë” gomonen me dy ton drogë që u kap nga forcat greke të kufirit.

LEXO EDHE:  Shqiptari i burgosur në Belgjikë vë në alarm zyrtarët: Ka 25 ditë që…

Gomonia u nis nga moli i Porto Palermos! sb

“Doktor përshëndetje! Jam një ushtarak i marinës nga Saranda. Doja të thosha se çuditërisht skafin e kapur dje me 2 ton e ca drogë nga forcat ushtarake greke e konstatojnë vetëm radarët e Greqisë se radarët tanë janë “mësuar” dhe nuk i raportojnë më skafet si ai që u nis dje nga Himara. Forca detare jo vetëm nuk ka kryer misionin e saj që të ruajë dhe të mbrojë mjedisin detar për zbatimin e ligjshmërisë në det, por përkundrazi në funksion te paligjshmërisë dhe trafikut të drogës ka vendosur edhe bazën ushtarake të Palermos për ta ndihmuar këtë trafik. Rasti më flagrant është pista e Forcave Detare në Porto Palermo ku kryhej dhe trafiku i Habilajve i faktuar nga përgjimet italiane, por drejtuesit e Flotës dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë që mbulon detin mbyllin sytë dhe fryjnë xhepat. Ata shikojnë vetëm ndonjë varkë peshkimi për ndonjë arkë me peshk duke qenë se gjuajnë me trata fundore dhe u bëjnë presion se për të tjerat…”

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here