Sali Berisha nxjerr në Kuvend videon e shumëpërfolur

Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas replikave të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha lidhur me praninë e Partisë Demokratike në Himarë ditën e mërkurë, teksa Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit shembi 22 objekte pa leje, në kuadër të fazës së dytë të rikualifikimit urban të qendrës së qytetit.

Berisha the se është Rama, ai që po mbulon mafien me mafie.

Kliko per me shume info

“Së pari më duhet t’i them Noriegës se në Himarë po mbulon mafien me mafien, ndërsa përsa i përket patetizmit tënd dhe problemit me Greqinë ftoj shqiptarët të dëgjojnë këtu këtë zotëri (hap video në Ipad)

Së dyti përmende marrëveshjen e detit, do të them kaq. Bërë gjithçka me para dhe korrupsion, anulove një marrëveshje e cila në 1000 gjykata po të dalë në traktatin e detrave…( i ndërpritet fjala)

LEXO EDHE:  E trishtë në Fier, vettingu vret policin; I ati: Nuk plotësonte dot dokumentet

Pas videos së shfaqur nga deputeti Sali Berisha, reagoi dhe kryeministri Edi Rama, duke shpjeguar se çfarë ishte në të vërtetë ajo video.

“Sali unë do isha shumë i lumtur sikur të dija greqisht, por nuk di greqisht si nuk di dhe shume gjuhë të tjera. Ajo që nxore si zbulim është fjala që unë kam bërë në një kongres të PASOK-ut për papunësinë në atë periudhë. Që të çohesh këtu dhe ti thuash tjetrit pse kam folur në një gjuhë tjetër, këtë mbaje vetë. Rëndësi ka që ato gjuhë që di nuk janë si ndërtim pa leje që ke ti. The këtu që marrëveshjen e detit e paskam rrëzuar unë në Gjykatën Kushtetuese që e rrëzoi 9 me 0 në një vendim historik. Akuzë shumë e rëndë për atë gjykatë që me atë vendim ka marrë në mbrojtje interesin kombëtar dhe nuk ka marrë para dhe nuk ka bërë korrupsion. Rëndësi ka që shqiptarët ti qëndrojnë kësaj. Nuk ka asnjë palë të tretë në këtë histori Sali. Nuk ka asnjë palë të tretë. Kur vjen puna te Shqipëria mos u bëj më grek se grekët , më turk se turqit”.

LEXO EDHE:  Masakër me rrugët, prokuroria dërgon në gjyq dosjen e "peshqve të mëdhenj"

Replika ka vazhduar, dhe Sali Berisha iu kundërpërgjig Ramës : Është një agresion mafioz ajo që bëhet në Himarë. Duhet të dini se ka patur një studim të njërës prej kompanive në botë, masterpolan për Himarë dhe gjithë bregun sipas të cilit njollat e ndërtimit përcaktonte se ku gjeologjia nuk lejonte ndërtimin dhe ky studim përmbysi një studim të mëparshëm të partisë suaj. Çfarë bëri ky zotëria? Përmbysi studimin britanik dhe bëri studimin tjetër. Aty do ndërtojë tjetri, me radhë e me radhë dhe u vë hurin qytetarëve të Himarës.

LEXO EDHE:  Bie nga shkallët e lokalit, humb jetën burri

Kryeministri Edi Rama: Qirje Saliu (perifrazim nga greqishtja, Zoti Saliu), fole këtu si gjithmonë nga havaja jote. S’ka lidhje fare masterplani. Këtu bëhet fjalë për një projekt urbanizimi për sheshin e Himarës, për të ndërtesën e re të Bashkisë së Himarës. Ngatërrove dy gjëra që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Unë nuk vij këtu me librin tënd të shpisë, siç vjen ti këtu. Ti e di shumë mirë, Shqipëria është nën akuzë sot nga fqinjët për shkelje të të drejtave të minoritetit në Himarë. Ajo që të takonte ty është që kur del këtu, mos flasësh nga Havaja, por të flasësh si ish-Kryeministër i Shqipërisë në 8 vjet.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here