Berisha: “Studimi i BE bën thirrje për revolucion në Shqipëri”

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale shkruan se studimi i BE, sipas të cilit 20% të votuesve në Shqipëri iu ofrua blerja e votës është një studim i cili bën thirrje për revolucion.

Sipas tij, kjo shifër është e mjaftueshme për të përmbysur çdo rezultat.

Kliko per me shume info

Githashtu Berisha shkruan se “Ky studim deshmon se ne Shqiperi demokracia ka vdekur, zemra e saj, vota e lire ka ndaluar se rrahuri.”

Postimi i plotë:

Një studim që bën thirrje për revolucion!

BE: “20% të votuesve në Shqipëri iu ofrua blerja e votës, mjaftueshëm për të ndryshuar rezultatin”

Te dashur miq, nje studim i Bashkimit Europian ka gjetur se ne Shqiperi 20% e votueseve moren oferte per blerjen e votes. Kjo shifer eshte e mjaftueshme per te permbysur çdo rezultatin, thote studimi. Ky studim deshmon se ne Shqiperi demokracia ka vdekur, zemra e saj, vota e lire ka ndaluar se rrahuri.

Ky studim eshte nje thirrje, eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret te ngrihen me guxim dhe vendosmeri ne nje revolucion demokratik per te permbysur kete klike qe asgjesoi ne Shqiperi voten e lire! sb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here