Berisha denoncon largimin e mësueses nga puna. Ja se çfarë bëhet në shtetin e Noriegës

Politikë

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në rrjetin social një rast të largimit nga puna të një mësueseje e cila është përkthyer në shqetësim serioz për nënësit e prindërit e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9 vjeçare Koli Sako në Divjakë, ku më 2 tetor mësuesja e klasës së pestë është larguar nga puna pa asnjë motivim serioz për t’u ndërruar nga një tjetër grua, e cila sipas denoncimit e ka fituar punën përmes miqve në pushtet. Po sipas denoncueses, fëmijët kanë qarë dhe janë dëshpëruar kur mësuesja e tyre prej 4 vitesh është larguar nga detyra. Madje në shenjë proteste, prindërit nuk i kanë çuar fëmijët në shkollë për dy javë, por asgjë nuk ka ndodhur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për më tepër lexoni denoncimin e postuar nga Berisha dhe pamjet video.

Revolta e femijve!

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/900526356774939/

 

 

 

Shikoni se si i traumatizojnë fëmijët në shtetin e Norieges, duke ua larguar mësuesen. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e prindit dixhital! sb

 

“Përshëndetje z. Berisha, po ju drejtohem si e vetmja shpresë për veten dhe fëmijen tim. Kam vajzën në klasë të pestë në shkollën 9-vjecare Koli Sako Divjakë, me datën 2 tetor zëvendësuan mësuesen që i kishte nga klasa e parë e në vazhdim, arsyeja që dhanë ishte justifikim banal jo objektiv, ne protestuam duke mos i dërguar fëmijët në shkollë për dy javë rresht, i bëmë peticion drejtorisë së shkollës dhe zyrës arsimore Lushnjë, asgjë nuk u mor parasysh, shumë nga ata fëmijë janë me probleme dhe mësuesja që i kishte i njihte mirë dhe jepte ndihmën që ata donin. Klasa është jashtë kontrollit tani, mësuesja është një e paaftë që ka perkrahje pushtetin,Kokoneshin, madje mësimi filloi si pasojë e kërcënimeve të kryetarit të Bashkisë. Këto verifikohen lehtë! Po ju dërgoj dhe disa video ku shihet reagimi i fëmijëve dhe debati ynë me mësuesen që mori klasën. Faleminderit!”

 

ME TE LEXUARAT