Berisha denoncon largimin e mësueses nga puna. Ja se çfarë bëhet në shtetin e Noriegës

Kliko per me shume info

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në rrjetin social një rast të largimit nga puna të një mësueseje e cila është përkthyer në shqetësim serioz për nënësit e prindërit e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9 vjeçare Koli Sako në Divjakë, ku më 2 tetor mësuesja e klasës së pestë është larguar nga puna pa asnjë motivim serioz për t’u ndërruar nga një tjetër grua, e cila sipas denoncimit e ka fituar punën përmes miqve në pushtet. Po sipas denoncueses, fëmijët kanë qarë dhe janë dëshpëruar kur mësuesja e tyre prej 4 vitesh është larguar nga detyra. Madje në shenjë proteste, prindërit nuk i kanë çuar fëmijët në shkollë për dy javë, por asgjë nuk ka ndodhur.

Kliko per me shume info

Për më tepër lexoni denoncimin e postuar nga Berisha dhe pamjet video.

Revolta e femijve!

Revolta e femijve!Shikoni se si i traumatizojne femijet ne shtetin e Norieges, duke ua larguar mesuesen. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e prindit dixhital! sb“Pershendetje z. Berisha, po ju drejtohem si e vetmja shprese per veten dhe femijen tim. Kam vajzen né klase tè peste né shkollen 9 vjecare Koli Sako Divjake, me daten 2 tetor zevendesuan mesuesen qe i kishte nga klasa e pare e ne vazhdim, arsyeja qe dhane ishte justifikim banal jo objektiv, ne protestuam duke mos i derguar femijet né shkolle per dy jave rresht, i beme peticion drejtorise se shkolles dhe zyres arsimore lushnje, asgje nuk u mor parasysh, shume nga ata femije jane me probleme dhe mesuesja qe i kishte i njihte mire dhe jepte ndihmen qe ata donin. Klasa eshte jashte kontrollit tani, mesuesja eshte nje e paafte qe ka perkrahje pushtetin,Kokoneshin, madje mesimi filloi si pasoje e kercenimeve tè kryetarit tè bashkise. Keto verifikohen lehte! Po ju dergoj dhe disa video ku shihet reagimi i femijeve dhe debati yne me mesuesen qe morì klasen. Flm.”

Posted by Sali Berisha on Montag, 13. November 2017

 

 

 

Shikoni se si i traumatizojnë fëmijët në shtetin e Norieges, duke ua larguar mësuesen. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e prindit dixhital! sb

 

“Përshëndetje z. Berisha, po ju drejtohem si e vetmja shpresë për veten dhe fëmijen tim. Kam vajzën në klasë të pestë në shkollën 9-vjecare Koli Sako Divjakë, me datën 2 tetor zëvendësuan mësuesen që i kishte nga klasa e parë e në vazhdim, arsyeja që dhanë ishte justifikim banal jo objektiv, ne protestuam duke mos i dërguar fëmijët në shkollë për dy javë rresht, i bëmë peticion drejtorisë së shkollës dhe zyrës arsimore Lushnjë, asgjë nuk u mor parasysh, shumë nga ata fëmijë janë me probleme dhe mësuesja që i kishte i njihte mirë dhe jepte ndihmën që ata donin. Klasa është jashtë kontrollit tani, mësuesja është një e paaftë që ka perkrahje pushtetin,Kokoneshin, madje mësimi filloi si pasojë e kërcënimeve të kryetarit të Bashkisë. Këto verifikohen lehtë! Po ju dërgoj dhe disa video ku shihet reagimi i fëmijëve dhe debati ynë me mësuesen që mori klasën. Faleminderit!”

 

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.