Berisha akuza të forta Ramës: Mbështetës i Vuçiç për masat antishqiptare në Preshevë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij kundër Edi Ramës. Në një deklaratë për mediat jashtë Parlamentit ku zhvillohet seanca plenare ai ka denoncuar gjuhën  albaofobike ndaj shqiptareve në Luginën e Preshevës të përdorur nga presidenti serb Vuçiç.

“Denoncuam me ashpërsinë më të madhe qëndrimet albanofobe të Vuçiç dhe të Edvin Kristaq Ramës ndaj shqiptarëve të Preshevës. Në këtë periudhë mjalti midis këtyre të dy zyrtarëve me të lartë të vendeve respektive, regjimi i Vucic ka ndërmarrë masa anti-shqiptare ndër më të egrat që ka njohur Preshav Medvegja e Bujanovci në historinë e tyre. Ai synon ripopullimin e këtyre trevave të pastra shqiptare me refugjatë nga territore të tjera të Ballkanit dhe jo vetëm Ballkanit. Për këtë qëllim në dhunim të kushtetutës dhe gjitha konventave ndërkombëtare ka zëvendësuar udhëheqësit legjitimë të Preshevës me vasalë të tij, që në një mbledhje marrin 50 e ca vendime të diktuara nga Beogradi, të miratuara nga Edvin Kristaq Rama”, deklaroi Berisha.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here