“Benz-i” përmbyset në mes të autostradës Vlorë-Levan, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Vlorë-Levan. Dy persona kanë mbetur të plagosur, pasi automjeti tip Mercedes Benz me targa “AA859 EV” me të cilin udhëtonin është përmbysur në rrugë, pas përplasjes me një mjet tjetër.

Pasi ka humbur kontrollin, mjeti tip “Benz” është përplasur me makinën e mirëmbajtjes së rrugëve me targë AA828 EV.

Kliko per me shume info

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Makina e mirëmbajtjes së rrugës nuk kishte tabela sinjalizuese në distancë për të lajmëruar automjetet e tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here