Digjet “Benzi” i një polici në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Makina e një efektivi të policisë është djegur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Vlorë. Makina ka qenë e parkuar në lagjien ‘Pavarësia”.

Dyshohet që zjarrëvënia të ketë qënë e qëllimshme pasi në pjesën e përparme tek motorri është konstatuar lëndë djegëse.

Kliko per me shume info

Informacioni paraprak

Më datë 21.11.2017, rreth orës 03:10, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej një telefonate se në lagjen “Pavarësia”, pranë palestrës se Mundjes, një mjet ka marrë flakë.

LEXO EDHE:  Ndryshime të reja në policinë e shtetit, EMRAT e zyrtarëve që emërohen

Shërbimet policore dhe ai zjarrëfikës kanë shkuar menjëherë prane vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, prej nga të cilat mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme.

Mjeti i djegur tip ”Benz” është në pronësi të shtetasit Z.Z. (punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorës).

Dyshohet që zjarrëvënia të ketë qënë e qëllimshme pasi në pjesën e përparme tek motorri është konstatuar lëndë djegëse.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here