Parkimi keq i Benz-it i kushton shtrenjtë shqiptarit në Itali. Ja cfarë zbuloi Policia

Parkimi i makinës në një vend që nuk lejohej i ka kushtuar shtrenjtë një shqiptari 30-vjecar në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ishte rezident prej dy vitesh në Itali.

Ka mjaftuar një telefonatë e një qytetari, që i është ankuar forcave të Policisë se një person ka parkuar makinën përpara portës së banesës, duke i bllokuar daljen.

LEXO EDHE:  Do gjykohen protestuesit e Kukësit, del menjëherë rekomandimi i Avokatit të Popullit
Kliko per me shume info

Menjëherë kanë shkuar forcat e Policisë për të lëvizur makinën, kur ka mbërritur shqiptari, i cili ka thënë se mjeti në fjalë ishte i tiji.

Por, teksa policia i ka kërkuar letrat, shqiptari ka dhënë patentë shqiptare, por makina nuk rezultonte e tij, por e një tjetër shqiptari.

Kështu ai u përball jo vetëm me gjobë për parkimin, por i morën edhe makinën, pasi rezulton se ka qarkulluar me të për më shumë se 6 muaj në Itali, pa pasur dokumentet në rregull.

LEXO EDHE:  Arjan Çani: Ja arsyet të cilat do të na pengojnë negociatat me BE

Makina iu konfiskua deri në sqarimin e plotë të situatës dhe shlyerjes së detyrimeve.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here