Detajet/ Kush është pronarja e “Benz-it” që iu vendos tritol në Vlorë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi i ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, rreth orës 5:20 të mëngjesit, ku ishte vendosur eksploziv në automjetin e një gruaje.

Mësohet se makina ishte në pronësi të 42-vjeçares Vejushe Dalipaj. Si pasojë e shpërthimit mjeti ka marrë dëmtime në pjesën e përparme.

Kliko per me shume info

Informacioni i policisë

Më datë 10.11.2017, rreth orës 05:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetases V.D., rreth 42 vjeçe se pranë automjetit të saj tip ”Mercedes Benz”, ka dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.

Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se: Mjeti tip ”Benz”, ka qenë i parkuar përpara banesës së shtetases në vendin e quajtur ”7 Pallatet”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dhe se ka dëmtime në pjesën e përparme të tij.

Dyshohet se dëmtimet në mjet të jenë si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive që mund t’i kenë vendosur. Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here