Aksident me vdekje në Tiranë, ‘Benzi’ përplas gruan dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident me vdekje është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Policia bën me dije se një automjet tip “Benz” ka aksidentuar shtetasen me iniciale P.B 47-vjece, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Kliko per me shume info

NJOFTIMI I POLICISE:

“Më datë 28.11.2017, rreth orës 02:00, Salla Operative është njoftuar se në Bulevardin “Gjegj Fishta”, ka ndodhur një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë si dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake rezulton:
Në Bulevardin “Gjergj Fishta” , një mjet tip “Benz”, me ngjyrë gri me portobagazh, ka aksidentuar shtetasen P. B., 47 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasja P.B., ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe mjetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.