Belind Këlliçi: Për sa kohë do të jetë në pushtet Edi Rama do vazhdojë të ndërtojë parajsën e krimit

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në rrjetet sociale ndaj kryeministrit Rama, i cili zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarët e Peshkopisë.

Sipas tij, për sa kohë që Edi Rama do të jetë në krye të qeverisë, vendi do të jetë i pushtuar nga mjerimi dhe krimi.

Kliko per me shume info

“Vetëm për të hequr vemendjen e qytetarëve nga përfshirja në trafikun ndërkombetar të drogës të Saimir Tahirit, nga skandalet e përditshme të lidhjeve të tij dhe bashkpunetorëve të tij me krimin, Edi Rama kalon nga nje qytet në tjetrin duke u premtuar shqiptareve se do te hanë me luge floriri. Si në katër vitet që shkuan, sa kohë në pushtet do të jetë Edi Rama, do të ketë veç mjerim per qytetarët dhe parajse per krimin”, shkruan Belin Këlliçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.