Belind Këlliçi me kryeministrin e Austrisë: Sebastian Kurz model frymëzimi për çdo të ri europian

Kliko per me shume info

Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz garantoi Kryetarin e FRPD, Belind Këlliçi për mbështetjen për Shqiperinë, Partinë Demokratike dhe FRPD, si pjesë e familjes europiane të PPE dhe YEPP.

Belind Këlliçi, bashkë me Sekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë të FRPD, Besart Xhaferri,  patën rastin ta takojmë kryeministrin austriak në kongresin e 26 të Junge ÖVP (Forumi Rinor i Partisë Popullore Austriake), që u mblodh për zgjedhjen e pasuesit të Sebastian Kurz, pas fitores së tij në zgjedhje.

Kliko per me shume info

Kryetari i FRPD e uroi kryeministrin Kurz për fitoren e zgjedhjeve dhe e falenderoi për mbeshtetjen qe i ka dhënë Shqiperisë gjatë mandatit të tij 4 vjeçar si Ministër i Jashtëm i Austrisë.

Kryeministri Kurz garantoi drejtuesit e FRPD se si shtet anëtar i BE, vëmendje të veçantë do të ketë ndaj politikave për të rinjtë, fuqizimit të tyre, si dhe krijimit të mundësive për arsimim dhe punësim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.