Befason Cristiano Ronaldo: Nuk e vazhdoj kontratën me Real Madridin

Futbollisti portugez ka befasuar me deklaratën për të ardhmen e tij tek Real Madridi.

Cristiano Ronaldo ka demantuar raportimet se është duke kërkuar nga Reali për t’ia vazhduar kontratën me një rritje page të përafërt me ato të Lionel Messit dhe Neymarit.

Kliko per me shume info

CR7 pas ndeshjes me Tottenhamin të cilën Reali e ka humbur mbrëmë 1:3 në Wembley ka thënë që është i kënaqur me kontratën aktuale që ka me klubin Merengues, transmeton KosovaPress.

“Jam shumë mirë te Real Madridi. Kam edhe katër vite kontratë dhe nuk dua të rinovoj”, ka deklaruar portugezi për beIN Sports pas ndeshjes.

Me gjashtë gola të realizuara, Ronaldo është kryegolashënuesi i Ligës së Kampionëve këtë vit, derisa Reali është në vendin e dytë në Grupin H me shtatë pikë, tri më pak se kryesuesi Tottenham.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.