Bashkia e Tiranës zëvendëson pemët e dëmtuara tek Liqeni i Farkës

Bashkia e Tiranës ka zëvendësuar pemët e dëmtuara një ditë më parë nga persona të papërgjegjshëm në Parkun e Liqenit të Farkës.

Pas evidentimit të thyerjes së disa prej fidanëve të rinj që u mbollën vetëm pak kohë më parë, punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe të Rekreacionit të Bashkisë kanë marrë të gjitha masat për të rikthyer gjendjen normale.

LEXO EDHE:  Me kë u përball Tahiri në shkallët e Kuvendit? Shihni fotot dhe lëvizjet e tij brenda sallës
Kliko per me shume info

Liqeni i Farkës ndodhet 9.6 km nga qëndra e Tiranës dhe vetëm 2.3 km nga rruga nacionale gjë e cila e bën këtë park lehtësisht të arritshëm për vizitorët.

Duke parë potencialin e madh që ofron ky territor, kjo zonë po shfrytëzohet për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme outdoor, duke u përqendruar mbi të gjitha tek sportet ujore, çka e kanë kthyer atë në një pikë referimi për frekuentuesit e të gjitha grupmoshave të cilët duan të kalojnë disa orë të qeta në ajër të pastër e larg zhurmës së qytetit.

LEXO EDHE:  MALLËNGJEHET Kuvendi, ministrat dhe deputetët socialistë PLOT MALL vrapojnë për të përqafuar Tahirin

Shëtitorja shtrihet në krahun lindor të liqenit me një gjatësi prej 760 metra linearë, shumë afër vijës ujore të basenit, lehtësisht e aksesueshme nga ana e frekuentuesve.
Në njësinë administrative Farkë, Bashkia e Tiranës ka mbjellë 3000 fidanë dru dekorativë e pyjore në territore publike, si dhe 2000 rrënjë fidanë ulliri.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here