Bashkia e Pukës apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet natën!

Kliko per me shume info

Nisur nga kushtet e rënduara atmosferike, Bashkia e Pukës u ka bërë thirrje banorëve që të shmangin lëvizjet gjatë orëve të natës.

Në njoftimin e saj, ku kërkon mirëkuptimin e banorëve, bashkia paralajmëron se nga të dhënat meteorologjike pritet që reshjet dhe erërat e forta të jenë të pranishme në gjithë qarkun.

Kliko per me shume info

“Të nderuar qytetarë, ju lutemi të shmangni lëvizjet gjatë natës, sidomos në ato pranë rrugëve të fshatrave, pasi mund të ketë rrëshqitje toke ose rrëzim pemësh”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Në të kërkohet gjithashtu që qytetarët të mos ndërhyjnë personalisht për të riparuar defektet në sistemin e energjisë, pasi një gjë e tillë mund të rezultojë shumë e rrezikshme.

“Bëni kujdes edhe nëse qarkulloni me automjete, sidomos në Qafë Qelë, pasi erërat e forta dhe udhëtimi me shpejtësi mund të përbëjnë rrezik”, vijon apeli, ku udhëtarëve u sugjerohet të bëjnë kujdes në hyrjen dhe daljen e tunelit të Gjegjanit për shkak të rrëshqitjes.

Duke ftuar të gjithë banorët që në rast problemesh të njoftojnë në numrat pa pagesë 128 dhe 129, Bashkia e Pukës ka nënvizuar se së bashku me shërbimin zjarrfikës, atë spitalor dhe Policinë e Shtetit do t’u vijë atyre në ndihmë.

“Ne po monitorojmë zonat me rrezikshmëri rrëshqitjeje, kryesisht në fshatrat e njësive administrative Gjegjan dhe Rrape”, përfundon njoftimi për shtyp.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.