Bashkëpunoi me French Montanën, i dashuri i Erës zbulon shumën marramendëse të videoklipit

Këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi prej disa kohësh ka arritur që të depërtojë edhe në tregun ndërkombëtar me sukses të plotë.

Vetëm pak kohë më parë ajo lançoi projektin e saj më të ri muzikor, në bashkëpunim me reperin French Montana.

Kliko per me shume info

Kënga e cila mban titullin “No I love yous” është pëlqyer shumë dhe pas 1 muaj e pak ditëve ka arritur 8 milion shikime në Youtube.

LEXO EDHE:  Bleona Qereti, prezanton librin autobiografi të shumë përfolur

Ndërkohë menaxheri i saj i cili është njëkohësisht dhe i dashuri i këngëtares ka treguar çmimin marramendës për këtë projekt të Erës.

“Projekti ka kushtuar 150 mijë dollarë i gjithi”, është shprehur Faton Shoshi për revistën “Story”.

Tekstin e këngës e ka shkruar vetë Era Istrefi ndërsa videoklipi është xhiruar në SHBA.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here