Basha zbulon mesazhet: Vëllai i deputetit të PS i dha patentat detare Saimir Tahirit

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka publikuar disa informacione të ardhura në rrugë informale, sipas të cilave ka qenë vëllai i deputetit të PS-së Pjerin Ndreu ai që ka firmosur në mënyrë të kundërligjshme patentat e Saimir Tahirit, në një kohë që shefi i zyrës së patentave detare në Durrës nuk kishte dashur.

Denoncuesi më tej thotë se Paulin Ndreu, vëllai i deputetit të PS, është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë Detare.

Kliko per me shume info

Statusi i Bashës

Ja si vepron mafia Rama-Tahiri për të garantuar trafikun e drogës:
“Unë që po të shkruaj jam nëpunës i zyrës së patentave detare në Drejtorinë e Përgjithshme Detare në Durrës.
Më duhet të të informoj për procedurën e dhënies së patentës 100 tonëshe të Saimir Tahirit.
Shefi i zyrës që e firmosi quhet Hamdi Domi. Hamdiu nuk donte ta bënte si patentë dhe e ka mbajtur mbi tavolinë të paktën 1 javë.
Dokumentet për bërjen e patentës i ka sjell Paulin Ndreu me detyrë Kapiten i Përgjithshëm dhe nga sot e kane emëruar Drejtor të Përgjithshëm të Drejtorisë Detare, megjithëse Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar pushimin dhe largimin nga detyra.

Pra Paulin Ndreu ka ushtruar autoritetin e tij politik dhe aspak profesional duke detyruar firmosjen e kundraligjshme të kësaj patente.
Kjo patentë është në shkelje me ligjin e detarisë. Pra nuk merret patentë kamioni pa marrë patentë makine.
Dhe përveç këtyre shkeljeve flagrante, Paulin Ndreu emërohet drejtor pranë drejtorisë detare si vëllai i deputetit Pjerin Ndreu.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.