28 Nëntori/ Basha uron shqiptarët: Sot përkulemi me respekt para heronjve të lirisë

Politikë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe anëtarë të tjerë të opozitës vendosën kurora me lule tek ‘Varrezat e Dëshmorëve’ në Tiranë për ditën e Pavarësisë 28 Nëntor.

Duke folur për gazetarët, Basha uroi të gjithë shqiptarët dhe theksoi se sot është dita që duhet kujtuar sakrifica e të parëve tanë për liri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Gëzuar 28 Nëntorin shqiptarëve kudo ku janë. Sot është dita kur përkulemi me respektin më të thellë para heronjve të lirisë e pavarësisë. 28 Nëntori është dita kur flamuri na kujton për sakrificën e madhe që liria ka pasur ndër shekuj. Beteja për Shqipërinë europiane dhe demokratike si thirrjen më të lartë dhe nderimin më të madh. Zoti e bekoftë Shqipërinë, gëzuar të gjithëve”, tha Lulzim Basha.

Kreu i demokratëve më herët kishte bërë edhe një urim në Facebook.

Postimi i Bashës:

Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo ku janë GËZUAR 28 NËNTORIN! Sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre, thirrja më e lartë për çdo shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë!

ME TE LEXUARAT