Basha: Çfarë bënte Taulant Balla në Rumani me një nga të akuzuarit e Elbasanit?!

Kryetari i PD Lulzim Basha, duket se ka paralajmëruar të tjera zhvillime, kur ngriti dyshime ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Basha iu drejtua Ramës duke e pyetur nëse ka dijeni që deputeti i tij para një muaji ka qenë në Rumani me një prej personave të akuzuar nga Prokuroria e Elbasanit.

Kliko per me shume info

“Mjafton të kishe pyetur Drejtorin tënd të Policisë se ç’ka bërë ky para një muaji me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga Prokuroria e Elbasanit në Rumani”, tha Basha në Parlament duke iu referuar Taulant Ballës.

Kreu i PD la te kuptohej se është i mirëinformuar për këtë çështje, megjithëse ishte shumë i rezervuar në dhënien e informacioneve.

Basha nuk sqaroi nëse personi që ka qenë i shoqëruar në Rumani me Taulant Ballën është njëri nga të akuzuarit në Elbasan për çështjen e Orest Sotës apo ka lidhje me ngjarjen e 18 Shtatorit ku u godit makina e ish-drejtorit të Policisë së Elbasanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here