Basha nxjerr tri datat: Ja tri udhëtimet e Saimir Tahirit me zotërinë 800 mijë eurosh në Itali

Politikë

Opozita nxjerr fakte të reja në lidhje me Saimir Tahirin dhe Lefter Sotën. Lulzim Basha thotë se Kryeministri Rama mbron Saimir Tahirin, pasi sipas tij, “kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten”.

Përmes një postimi në Facebook, Basha iu referua sërish ‘burimeve të sigurta’, që sipas tij informojnë se ish-ministri dhe i arrestuari në Elbasan, Orest Sota kanë udhëtuar së bashku drejt Italisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i plotë i Bashës:

Sa më shumë përpiqet Edi Rama të mbrojë Tahirin, aq më shumë i del boja si i lidhur me krimin dhe përfitues i tij. Rama po gënjen prapë për llogari të Tahirit, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten e tij. Tahiri dhe Sota janë bashkëpunëtorë në trafikun e milionave të drogës dhe po përpiqen cdo minutë të fshehin provat.

Burime të sigurta informojnë se:

1. Tahiri dhe Sota kanë udhëtuar bashkë për në Itali, me datë 2 Gusht 2016 nga Porti i Durrësit. Ata janë larguar nga Italia bashkë dhe janë rikthyer në Shqipëri me datë 7 Gusht 2016 me të njëjtën linjë.

2. Me 1 Shtator 2017 Tahiri dhe Sota janë larguar bashkë nga Shqipëria nëpërmjet Muriqanit dhe janë kthyer bashkë me datë 3 Shtator 2017 po nëpërmjet Muriqanit.

3. Në 6 Shtator 2017 Orest Sota ka dalë nga Shqipëria duke përdorur makinën e Tahirit.

Fakte të tjera tronditëse pritet të publikohen së shpejti. Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Largimi i tyre është imperativ kombëtar.

ME TE LEXUARAT