Basha shpërthen ndaj Ramës: Je gati të dalësh lakuriq për të hequr vëmendjen nga droga

Kreu i PD-së gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur te droga në vend, ku përmend se Shqipëria ka nxjerrë plot 1.3 mld Euro.

Basha thotë se Rama “është gati të dalësh lakuriq para njerëzve për të hequr vëmendjen nga lekët e drogës”.

Kliko per me shume info

“1.3 mld euro ka nxjerrë me drogën Shqipëria. Është shifër astronomike. Nuk e përkthen dot as në kaq shtëpi, as kaq vakte për të ngrënë. Kryepërfutesi i drogës është ky (për Ramën) dhe Habilajt e tij, dhe vjen e bën patriotin, ky që çon 260 mijë shqiptarë në eksod. Streha e fundit e maskarait është pseudo-patriotizmi, po të ishe patriot ti do kishe dhënë dorëheqjen që kur dolën mushkonjat e para, ti që shkatërroje qoftë dhe një tjegull pa leje, se e doje të gjithë terroritorin për bandat e drogës. Europa ta ka mbyllur derën si trafikant që je. Mbrojte Saimir Tahirin, pas hetimeve të antimafies italiane, vërtetësinë e së cilës nuk e vë askush në botë në diskutim. Ti je gati të dalësh lakuriq para njerëzve për të hequr vëmendjen nga lekët e drogës,” tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.