Deklaratë e fortë e Bashës: Shqipëria në 3 vendet kryesore të pastrimit të parave të krimit

Kliko per me shume info

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se Shqipëria është në 3 vendet kryesore ku pastrohen paratë e pista të krimit.

Basha iu përgjigj përmes një deklarate për media Ramës, duke theksuar se në 4 vite në Shqipëri nuk ka asnjë investim të huaj.

Kliko per me shume info

‘Në mars 2017, Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë, e quajtur zyrtarisht Lista e Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave. Është hera e parë që Shqipëria është përfshirë në këtë listë që përditësohet çdo vit.

E gjeni në faqen 8 të raportit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve që Departamenti i Shtetit i dërgoi zyrtarisht Kongresit Amerikan”, u shpreh Basha gjatë deklaratës së tij.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here