Basha: Operacionin për arrestimin e 3 zyrtarëve të policisë e dekonspiroi Fatmir Xhafa. Ja pse

Aktualitet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë pak më parë në një deklaratë për mediat ku tha se operacioni për arrestimin e tre ish-krerëve të Policisë u dekonspirua nga Fatmir Xhafaj me urdhër të Edi Ramës.

Basha tha se gjendja është alarmante. Sipas kreut të PD-së duhet të nisë menjëherë pastrimi i Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe strukturës qeveritare që sipas tij "kanë funksionuar si një kupolë kriminale".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është një shashkë e bazuar në mashtrime e cila nuk mund të largojë vëmendjen nga skandalet e kësaj qeverie. Dekonspirimi i aksionit për arrestimin e kokave të policisë është bërë nga Xhafaj me porosi të Ramës për të mbrojtur këta njerëz dhe Tahirin. Rama nuk mund të durojë arrestimin e njerëzve që do të luanin rol në inkrimiminim e Tahiri, Xhafajt dhe Ramës. I mundet Xhafa të firmosë një urdhër-arresti ndërkombëtar për këta 3 koka tyë policisë të korruptuar e të lidhur me krimin kur ka 4 vite që refuzon urdhrin për vëllain e tij. Këto fakte dhe të tjera faktojnë se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë funksionuar si një kupolë kriminale. Të nisë me vettin të ministrisë së Brendshme dhe qeverisë. Hapi i parë largimi i Ramës nga kreu i qeverisë. Hapi i dytë proces spastrim në Ministrinë e Brendshme dhe strukturën qeveritare për të pastrua këtë kancer që ka shtrirë tentakulat e veta. Gjendja është alarmante. Prokuroria të çojë përpara hetimin. Arrestimi një orë e më parë i Tahirit dhe kokave të policisë është edhe parathënia për aksionin për pastrimit e politikës nga krimi”.

ME TE LEXUARAT