Basha takohet me Marco Minnitin: Italia e ka seriozisht goditjen ndaj krimit

Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dale menjëherë në një deklaratë për mediat pas takimit disa minutësh me Ministrin e Brendshëm italian Marco Minniti.

Basha tha se e vlerëson shumë deklaratën e Minnitit, ku nuk duhet të ketë të paprekshmë dhe të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vlerësoj mesazhin e ministrit të brendshëm italiain për goditjen e bandave dhe të të paprekshme. Kjo tregon se Italia ka një qëllim serioz për goditjen e krimit.”

Gjithashtu, kryeopozitari Basha tha se ka marrë vlerësime ngë Marco Minniti për rolin e opozitës gjatë këtyre viteve si një opozitë e përkushtuar.

“E sigurova se PD, unë, dhe opozita do të vazhdojmë betejën tonë në mënyrë që në Shqipëri të mos ketë më organizata droge të mos ketë të paprekshëm dhe drejtësia të veprojë njësoj me të gjithë” tha Basha përpara gazetarëve./

ME TE LEXUARAT