Patentat e Tahirit, Basha jep 4 fakte të reja: I kam nga burime të sigurta

Orest Sota, biznesmeni 25-vjeçar u ndalua nga Policia brenda Kurumit në Elbasan, tre ditë më parë.

Të riut iu gjetën 800 mijë euro dhe tre patenta: Dy të ish-ministrit Tahiri dhe një e bashkëshortes së socialistit.

Kliko per me shume info

Përmes një reagimi në facebook, kryetari i PD, Lulzim Basha rendit 4 fakte të reja lidhur me këtë ngjarje, që sipas tij i ka nga burime të sigurta.

REAGIMI

Burime të sigurta informojnë se:
“ 1. E gjithë shuma prej 800 mijë euro është e Sajmir Tahirit, ashtu si dy patentat për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 ton.
2. Njëri prej këtyre mjeteve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve.
3. Orest Sota ka mohuar njohjen me Tahirin ndërkohë që rezulton se me këtë makinë kanë lëvizur disa herë jashtë shtetit bashkë.
4. Me urdhër të Çakos dhe Fatmir Xhafës dhe me porosi të Edi Ramës është fshehur nga njoftimi paraprak i policisë, shuma e parave dhe kapja e dy lejeve të drejtimit për mjete lundruese 20 dhe 100 ton, në emër të Sajmir Tahirit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here