Basha akuza qeverisë: Krimi nuk po zhvillohet më në rrugë, por në banka

Politikë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar me akuzat e tij ndaj qeverisë për lidhjet e saj me krimin e organizuar.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Basha deklaroi pasditen e sotme se krimi me qeverinë "Rama 2" në krye, është fuqizuar së tepërmi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Lulzim Bashës, forma më e rrezikshme e krimit, është se tashmë janë bërë bashkë krimineli, qeveritari dhe bankieri, e kësisoj aktivitetet kriminale nuk zhvillohen më në rrugë, por nëpër banka.

Sipas Bashës projekti më i ri i qeverisë i cili vijon të zhvillohet është trekëndëshi i krimit “Qeveri, sistem bankar, krim”.

ME TE LEXUARAT