Barca blindon Messin, kontratë e re dhe klauzolë 700 mln euro

Kliko per me shume info

Tifozët dhe bordi drejtues i Barcelonës mund të marrin frymë lirisht.

Lionel Messi firmosi më në fund kontratën e tij të re me klubin katalanas dhe kjo ndodhi vetëm një ditë pasi atij iu dorëzua trofeu i “Këpucës së Artë” për 37 golat e shënuar në La Liga sezonin e kaluar.
Kontrata e sulmuesit argjentinas skadonte në qershor të vitit 2018 dhe mungesa e rinovimit të saj kishte ngjallur shumë shqetësime, por tashmë gjithçka u zgjidh përfundimisht me Messin që do të jetë pjesë e Barcelonës deri në vitin 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.