E fortë në tregun shqiptar, Banka e Linda Ramës blen NBG-në

Aktualitet

Banka Amerikane e Investimeve, në bordin drejtues të së cilës është bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ka blerë Bankën Kombëtare të Greqisë, NBG.

Transaksioni është mbyllur tashmë, ndërkohë që brenda pak ditësh pritet të bëhet edhe njoftimi zyrtar, së bashku me detajet e blerjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Blerja e NBG-së rrit edhe më shumë peshën e ABI bank në sistemin financiar shqiptarë duke e bërë tashmë atë një nga bankat më të mëdha në treg.

Zgjerimi i vrullshëm i ABI bank në tregun vendas nuk ka kaluar pa u vënë re, jo vetëm brenda vendit, por edhe nga institucionet ndërkombëtare që mbikqyrin ekonominë shqiptare.

Në deklaratën e fundit për Shqipërinë, misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar është shprehur i shqetësuar për zhvillimet e fundit në sistemin financiar, duke i bërë thirrje Bankës së Shqipërisë të mos licencojë banka me konflikt interesi.

“Për të ulur rreziqet, Banka e Shqipërisë duhet të sigurohet se bankat e reja që kërkojnë licencë përmbushin kriteret ligjore, zotërojnë eksperiencën e nevojshme bankare dhe përjashtojnë konfliktin e interesit”, deklaroi FMN

Burime të mirëinformuara, pranë FMN thonë se deklarata i referohet pikërisht ABI Bank, e cila përbën një një precedent në tregun shqiptar. Ajo është banka e vetme në vend që vjen nga parajsat fiskale.

Por veç kësaj, në bordin drejtues të bankës, ulet Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama çka përforcon edhe më shumë dyshimet se kujt i referohet Fondi Monetar kur flet për banka me konflikt interesi.

Parlajmerimi i FMN

Por edhe pse FMN pati paralajmëruar Bankën e Shqipërisë, të mos liçencojë banka të reja me konflikt interesi, të cilat nuk përmbushin kriteret ligjore, duket se paralajmërimi i FMN nuk e ka ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve në sistemin financiar.

Me blerjen tashmë të mbyllur të NBG, por edhe ambiciet për të blerë edhe Tirana Bank, banka në bordin drejtues të të cilit ulet bashkëshortja e kryeministrit, bëhet automatikisht banka e tretë më e madhe në vend. Një zgjerim I vrullshëm brenda një harku shumë të shkurtër kohor, një tjetër precedent në sistemin financiar shqiptar.

ABI bank

Banka Amerikane e Investimeve zotërohet 100 për qind nga një fond financiar i quajtur Tranzit sh.p.k. Por ky i fundit, zotërohet nga 3 aksionerë, një shtetas shqiptar me emrin Andi Ballta dhe dy fonde të tjera, NCH Balkan Fund dhe Neë Century Holding.

Të dy këto fonde, të cilat zotërojnë 70 për qind të Bankës Amerikane të Investimeve janë të regjistruar në parajsën fiskale të ishujve Cayman.

NCH Balkan Fund, L. P. është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Ishujt Cayman me numër regjistri MC-15214. Në po të njëjtin vend, pra në ishujt Cayman është regjistruar edhe kompania tjetër që ka në bashkëpronësi Tranzit sh.p.k, Neë Century Holdings XI, L.P e cila ka si numër regjistri CR-10711.

Askush nuk e di se kush qëndron pas NCH Balkan Fund dhe Neë Century Holdings, për shkak të sekretit që ofrojnë parajsat fiskale. /Syri

ME TE LEXUARAT