Droga të ndryshme e armë, arrestohen në banesë dy gra shqiptare në Itali

Kliko per me shume info

Dy gra me origjinë shqiptare kanë rënë në pranga në Itali pasi në shtëpinë ku ata banonin Policia ka gjetur drogë e armë.

Sic raporton agjencia italiane w lajmeve “ANSA”, shqiptaret e moshave 71 dhe 21-vjeçare u arrestuan pas kontrolleve në shtëpinë e tyre në Santeramo në Colle, në Bari. ANSA nuk thotë nëse gratë kishin lidhje farefisnore apo jo.

Kliko per me shume info

Në dhomën e gjumit u gjetën 4.3 kilogramë heroinë kur karabinierët bastisën shtëpinë. Në sallon po ashtu u gjetën 500 gramë kokainë dhe dy armë, njëra prej të cilave e vjedhur në muajin Shkurt në Leccese.

Ndërsa në kuzhinë karabinierët gjetën 8 gramë marijuanë, matës dhe shirita të përdorur për ndarjen e paketimin e lëndëve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.