Shkatërrohet banda/ Si trafikohej droga nga Holanda e Shqipëria, kapen 12 shqiptarë

Policia italiane ka kryer një operacion masiv kundër trafikut të drogës në qytetin e Breshias. Bëhet fjalë për tonelata marijuanë dhe kilogramë kokainë që vinin nga jashtë, me qëllim arritjen e tregut të Breshias në Itali, shkruan “Qui Brescia”

Pas disa muaj hetimesh, karabinierët të koordinuar nga Prokuroria e Breshias zbatuan 20 urdhër-arreste, mes të cilëve 16 u kapën ndërsa të tjerët janë ende të arratisur. Bëhet fjalë për 12 shqiptarë dhe 8 italianë. Në mesin e 8 italianëve është edhe një grua.

LEXO EDHE:  Çifti shqiptar fsheh kokainën në arushin e vajzës 2-vjeçare
Kliko per me shume info

Është një organizatë kriminale që importonte kokainë nga Holanda dhe marijuanë nga Shqipëria nëpërmjet kanaleze dhe mekanizmave të ndryshëm që nga fundi i vitit 2016. Kështu në “rrjetën e peshkut” përfunduan korrierë e tregtarë të drogës. Nga Holanda shkonin drejt Italisë kilogramë kokaine në çdo udhëtim.

Autoritetet italiane kanë arritur të zbulojnë se si droga vinte nga veriu i Europës në Breshia me aeroplan, më pas ngarkohej nëpër automjete, madje edhe në kasetefonin e makinave. Pasi mbërrinte në Breshia furnizonte të gjithë tregun. Ndërsa për marijuanën, “QuiBrescia.it” shkruan se vinte nga Shqipëria nëpërmjet skafistëve. Niseshin me gomonet plot dhe mbërrinin në Kalabri, nga ku korrierët e çonin drogën deri në veri të Italisë.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here