EMRAT/ Shkatërrohet banda e drogës në Itali, bien në pranga dy shqiptarë

Aktualitet

Policia italiane gjatë një operacioni të organizuar për goditjen e trafikantëve ka arrestuar 2 shqiptarë dhe ka sekuestruar 75 kg kokainë që kishte zbarkuar në portin e Xhenovas dhe kishte destinacion shpërndarjen më tej nëpër Itali.

Sipas autoriteteve italiane në pranga kanë rënë Nik Dauti, i njohur si “Besnik”, shqiptar 38-vjecar dhe Artur Mahmutaj, 37 - vjec.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një italian me emrin Massimo Rocca, 45 vjec i arrestuar ditë më parë nga Policia ka pranuar të flasë para drejtësisë duke bërë edhe zbulimin e bandes.

Ai konsiderohet përgjegjes për zbarkimin e drogës në port, ndrkohë që ishte i ndihmuar nga te tjere persona, pjese e bandes.

Pergjimet dhe ndjekjet cuan në zbulimin e gjithë bandës.

Koka e tyre cilesohen dy shqiptarët, ndërkohë që koordinues një tjetër person, me emrin Rao. Dy të tjerë, Rocca dhe Piano do te merreshin me transportin.

ME TE LEXUARAT