Shkatërrohet banda e hajdutëve në Itali, 11 shqiptarë të arrestuar. Shihni si vidhnin ‘skifterat’

Shkatërrohet banda e hajdutëve në Itali. Mediat italiane shkruajnë se në pranga kanë rënë 11 shqiptarë.

Karabinerët e Milanos kanë ekzekutuar urdhër-arrestimin për shqiptarët (10 në burg, 1 në arrest shtëpiak), ndërsa shqiptarët janë të moshave nga 21 deri në 47 vjeç.

Kliko per me shume info

“Tgcom” shkruan se banda e shqiptarëve akuzohet për një seri vjedhjesh, kryesisht në apartamente, por edhe në dyqane apo qendra tregtare. Kryesisht banda vepronte në Milano dhe Pavese.

Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarëve, ndërsa policia po heton për dokumentimin e plotë të rasteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here