Grabitja në TEG, kapet në Hollandë Fatmir Pjetri i bandës së “Babagjyshëve”

Interpol Haga njoftoi diten e sotme se ka bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë të Fatmir Pjetrit, 31-vjeçari nga Puka, anëtar i bandës së “Babagjyshëve”.

Sipas njoftimit te policise se shtetot, “Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me Vendim Nr.559, datë 19.12.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Kliko per me shume info

“Arresti ndaj tij eshte firmosur për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me armë”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Shtetit.

Grabitja ne qendren tregtare TEG ndodhi tri vjet me pare kur persona te armatosur e te veshur si babagjyshe, hyne ne nje argjendari ne katin e pare dhe moren rreth 200 mije euromall.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here