U kapën me drogë, armë e mijëra Euro, shkatërrohet banda shqiptare në Greqi

Policia e Athinës ka vënë në pranga 8 shqiptarë dhe dy grekë pasi akuzohen për trafik droge.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim dy shqiptarë të tjerë. Të gjithë të arrestuarit janë të moshës 18-26 vjeç.

Kliko per me shume info

Autoritetet fqinje raportojnë se të rinjtë sillnin drogë nga Shqipëria në Greqi dhe e shpërndanin në shkolla në zonat Zografo, Kaisarini, Pagrati dhe Virona.

Tre muajt e fundit kanë qarkulluar 12.5 kg marijuanë dhe kanë fituar rreth 100 mijë euro. Një gram marijuanë ata e shisnin për 5-8 euro.

Mësohet se uniformat blu iu sekuestruan të rinjve 1.5 kg marijuanë, 8000 euro, 1 pistoletë, 12 celuarë, 3 makina dhe 1 motor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.