Lobimi në SHBA, Balla: Të hënën bëjmë kallëzim penal për Bashën

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka zhvendosur në Kuvend akuzat në drejtim të kryedemorkatit Lulzim Basha pas kontratës së firmosur me kompanitë lobuese në SHBA, për të cilën prokuroria nisi hetimet nën dyshimet se është fshehur burimi i financimi.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla pohoi se PS ditën e hënë do të paraqes një kallëzim penal për Bashën, nën akuzën e mashtrimit, që sipas tij dënohesh deri në dy vite burg.

Kliko per me shume info

“Ti Lulzim Basha duhet tu thuash shqiptarëve se ku i ke gjetur 1 milionë dollar për të paguar artikuj që nxijnë Shqipërinë. Burime të konfirmuara bëjnë me dije se këto para i përkasin një fondi të zi aferash korruptive të administruara nga një person i lidhur me Bashën. Ky fond është regjistruar në një ishull offshore për të fshehur lidhjet me Bashën. Ky po i shmanget pyetjeve direkte për përdorimin e parave. Sot është dita të dalësh këtu dhe të sqarosh ku i ke gjetur 1 milionë USD për të nxirë Shqipërinë, përmes kujt i ke çuar këto para në një ishull offshore për ti ikur radarëve të ligjit? Jemi në kushtet e dy veprave penale që dënohen me burg. Kjo është skemë mashtrimi e pastër e pastrimit të parave. Në këto 27 vite, një parti bëhet mall për të pastruar paratë. Na e ke kthyer partinë në një për pastrim parash. Kjo është dy vite burgim Lulzim. Ditën e hënë do të paqësim kallëzim penal për Lulzim, Xhelal Bashën për mashtrim”, tha Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.