Balla: Elbasani ka nevojë për ujë të pijshëm, jo për sharjet dhe fyerjet e Lulit dhe Saliut

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla inspektoi sot punimet e një projekti prej 3 milionë euro, i cili do t’i garantojë 24 orë ujë të pijshëm 4 mijë familjeve në qytetin e Elbasanit.

Kliko per me shume info

Balla theksoi se Elbasani ka nevojë për ujin e pijshëm dhe jo për sharjet dhe fyerjet e Lulit dhe Saliut ndaj Elbasanit, djep i dijes dhe i kulturës. Gjithashtu deputeti  Balla ndau me banorët dhe një lajm tjetër të mirë, pasi qeveria sapo ka miratuar edhe lotin e dytë të punimeve për ndërtimin e ujësjellsit, i cili do të bëjë të mundur furnizimin me ujë 24 orë të qytetit të Elbasanit.

“Vazhdoj të them me bindje se buxheti i vitit 2018 është buxheti më i përgjegjshëm i gjithë këtyre viteve të fundit. Ky buxhet garantoi që në vitin 2018 në Elbasan të nisë loti i dytë i punimeve për furnizimin 24h me ujë, një investim më i madh se i pari, ku përfitues do të jenë më shumë qytetarë.  Në këtë mënyrë Elbasani do të jetë një nga qytetet e para në vend ku do të garantohet ujë pa ndërprerje.

Gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të vitit 2015, së bashku me z. Sejdini premtuam 24 orë ujë të pijshëm. Premtimi ynë gjeti mbështetjen e kryeministrit dhe sot ne mbajtëm fjalën, sepse motoja jonë është t’u shërbejmë qytetarëve, jo të merremi me fjalë”, deklaroi Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.