Babai prej 10 ditësh i zhdukur, i biri kërkon ndihmë: Dy herë e hapi telefonin, ç’më tha

Një 53-vjeçar nga Fushë-Arrëzi rezulton i zhdukur prej 10 ditësh dhe familjarët e tij janë shprehur se nuk kanë asnjë informacion për të. Shtetasi i zhdukur është Idriz Ahmeti, punonjës i mirëmbajtjes së rrugëve është denoncuar nga familjarët si i humbur.

Ditën e fundit që familja ka komunikuar me të, Ahmeti iu kishte thënë se ishte nisur drejt banesës në fshatin Lajthizë, por nuk kishte mbërritur kurrë.
Banorët kanë kërkuar gjithë malet e zonës, por nuk e kanë gjetur. I biri, Erjon Ahmeti ka treguar për “Balkanweb” edhe telefonatat e fundit me të atin.

Kliko per me shume info

“Babai më hapi dy herë telefonin por nuk foli. Telefoni tani është i fikur, kërkojmë angazhimin e policisë. Ju lutem të na ndihmoni”, thotë i biri i 53-vjeçarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here