Babai fal dhe përqafon njeriun e përfshirë në vrasjen e djalit të tij

Soft

Babai i një shpërndarësi picash ka falur dhe përqafuar njeriun, i cili ishte i përfshirë në vdekjen e djalit të tij. Gjatë gjykimit të tij ditën e martë, Abdul-Munim Sombat Jitmoud përqafoi të pandehurin, Trey Aleksandër Relford, i cili u përlot nga ky gjest tejësisht prekës.

Babai tha se e bëri këtë gjë në emër të fesë tek e cila besonte, Islamit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Islami na mëson se Zoti nuk do të jetë në gjendje të falë dikë, para se njerëzit që ai ka lënduar ta falin atë person”, tha Jitmoud. “Tashmë rruga drejt faljes nga Perëndia është e hapur…prandaj drejtohu tek ai”, tha ai duke iu drejtuar vrasësit të të birit.

Në Prill të vitit 2015, Salahuddin Jitmoud po bënte një nga dërgesat e tij të fundit atë natë, si shpërndarës picash kur u godit me thikë dhe u grabit në një kompleks apartamentesh në Kentucky. Trupi i tij u gjet në brendësi të kompleksit.

Sipas CNN tre persona u arrestuan në lidhje me krimin, por trupi gjykues zgjodhi vetëm akuzat ndaj Relford. Zyrtarët thonë se Relford planifikoi grabitjen, por ai mohoi të ketë vrarë Jitmoud.

Në videon emocionuese babai i Jitmoud i tha Relfordit se ai fal atë “në emër të Salahudinit dhe nënës së tij”, e cila kishte ndërruar jetë dy vjet para vrasjes së djalit të saj./klan

ME TE LEXUARAT