“Baba Stars” në krizë, menaxheri i labelit shpërthen kundër Getoarit

Labeli i reperave të njohur nga Kosova, “Babastars” duket se po përjeton një krizë mes këngëtarëve.

Kjo është vërjetur ditën e djeshme pasi Albert Krasniqi, i cili ka nën menaxhim reperët Skivi dhe Cozman, ka postuar mbrëmë një status në rrjetin e tij social Instagram ku duket se ka shfryer mllefin e tij kundrejt reperit Getoar Selimit.

LEXO EDHE:  Klaudia shfaqet pas lidhjes së re të Albit, më provokuese se asnjëherë
Kliko per me shume info

Ai ndër të tjera kishte kritikuar atë dhe menaxherin e tij Dekorim Sahitin, ku sipas tij vetëm Geti dhe Majku po i marrin datat e koncerteve, duke e lënë anash Onatin. Madje Alberti nuk mjaftohet me kaq ai përdor edhe fjalë fyese e banale në adresë të Getit.

Vetëm pak më vonë ai ka postuar edhe një fotografi në të cilën shihet ai bashkë me Skivin, Cozman-in dhe Dj, Jungle.

LEXO EDHE:  Bleona mban fjalën: Nxjerr emrat e politikanëve që i kanë kërkuar seks, por ajo i ka refuzuar. Më pas…

Nga ana tjetër Getoar Selimi i cili sapo ka publikuar këngën e re “Ditëlindja”, nuk ka reaguar.

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here