Kërkonte azil në Francë, shqiptari kapet me kanabis në makinë

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua në Francë duke transportuar një sasi droge. Shqiptari u kap dy ditë më parë në qytetin Amiens duke udhëtuar me makinën tip “Peugeot 306”, brenda së cilës u gjetën 3 kilogramë kanabis.

Ai është Aleksandër Bajramaj. Sipas autoriteteve, shqiptari do të kishte përfituar 30 mijë Euro nëse drogën do ta kishte shitur në tregun e pakicës.

Kliko per me shume info

Në seancën gjyqësore të zhvilluar sot, Bajramaj pretendoi para Gjykatës se nuk e dinte që në makinë kishte lëndë narkotike.

Pas provave të Prokurorisë, ai pranoi se një person tjetër i kishte kërkuar që të transportonte kanabisin kundrejt një shume prej 200 Euro. Rezulton se Aleksandër Bajramaj është edhe azilkërkues në Francë.

“Në Shqipëri kisha probleme me njerëzit”, tha 26-vjeçari në Gjykatë. Kërkesa e parë për azil ju refuzua.

“Do të aplikoj për herë të dytë, e kam këtë të drejtë. Në të kundërt, do të shikoj opsionin e martesës”, shtoi Bajramaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here